Dëmtimi frenon Sharapovën, sezoni përfundon para kohe

Maria Sharapova është detyruar t’i japë fund para kohe këtij sezoni, duke u tërhequr nga 3 turnetë e mbetur në vitin 2018 për shkak të një dëmtimi. Pesë-herë kampionia në Grand Slam është prej kohësh në vështirësi, sepse në vitin 2016 u dënua 15 muaj për përdorim dopingu, pas një kontrolli gjatë Australian Open.

Më pas, kthimi në fushë nuk ka qenë i thjeshtë, sepse ruses i ka munguar vazhdimësia dhe problemet fizike nuk i janë ndarë. Sharapova u kthye në fushë në vitin 2017, në Stuttgart Open, por ka fituar vetëm një turne që atëherë – Tianjin Open tetorin e shkuar.

Këtë vit Sharapova mbërriti deri në çerekfinalet e French Open, ku u mund keqas nga Garbine Muguruza. Ajo ka luajtur tre turne që atëherë – Uimbëldon, Rogers Cup dhe US Open – ndërsa tani WTA konfirmon se 31-vjeçarja do të kthehet në fushë në vitin 2019.

“Po prisja me padurim të kthehesha në Kinë për të mbrojtur titullin në Tianxhin, por për fat të keq më duhet kohë që të riaftësohem nga një dëmtim. Jam e zhgënjyer, sepse nuk do të kem mundësi të luaj përballë tifozëve në Kinë, por shpresoj se do të kem një tjetër shans më vonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *