De Ligt mbyll ëndrrën e talentit të madh të Italisë, duhet të harrojë edhe Europianin

0

Në ndeshjen e djeshme mes Romës dhe Juventusit të mbyllur në rezultatin 1-2, ka pasur një dëmtim të talentit të madh të kryeqytetasve, Zaniolo. Pas një aksioni fantastik individual, futbollisti i Romës ka marrë ndërhyrjen e De Ligt, e shoqëruar edhe nga Rabiot.

Megjithëse pa qëllim, por janë thyer ligamentet anësore që kryqëzohen në gjurin e djathtë, por njëkohësisht ka edhe një dëmtim të meniskut. Pra një lëndim shumë serioz për Zaniolon, që i jep fund kampionatit përpara kohe.

Futbollisti 20-vjeçar do t’i nënshtrohet menjëherë operacionit, ndërsa më pas do të jepet edhe data e saktë e rikthimit. Padyshim që ky lojtar cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të Serisë A, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shanset janë vërtet shumë të pakëta që të jetë gati për Europianin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.