Çmenduri në Selanik, presidenti i PAOK-ut i armatosur në fushë!

0

Nuk po luhet në Selanik, më shumë se 30 minuta që ndeshja është ndërprerë, për shkak se PAOK shënoi në minutën e fundit të ndeshjes dhe goli fillimisht i quajt i rregullt, por anësori tha se një lojtar i PAOK-ut ishte pozicion jashtë loje.

Në fakt, në një goditje këndi Varela goditi me kokë dhe shënoi, por afër vijës fatale ishte një lojtar tjetër i PAOK-ut, Mauricio, i cili nuk e preku topin, por pozicioni i tij mund të konsiderohet aktiv ose pasiv, sipas dëshirës.

Rrëmujë totale, protesta pa fund, sherr masiv, AEK tërhoqi lojtarët nga fusha, drejtuesit u futën në fushë, ofendime e kërcënime dhe presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, u pa në fushë me armë në brez.

Çmenduri ballkanike!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.