Çfarë pasioni! I hoqi topin fatal Lionel Mesi, Marcelo festoi sikur të kishte shënuar ndaj Barcelonës

Marcelo ishte një prej lojtarëve më të mirë në “El Clasicon” mes Realit dhe Barcelonës, që u mbyll në shifrat 2-0. Gjatë gjithë kohës ka pasur një nivel të lartë të lojës nga ky mbrojtës, që e ka ndihmuar ekipin e tij edhe në fazën e sulmit.

Një moment pikant është në minutën e 74, kur Marcelo kthehet në hero dhe i heq topin Lionel Mesit, që sipas të gjitha gjasave, do të përfundonte në rrjetë. Menjëherë ka ardhur festa e çmendur nga lojtari i Realit të Madridit, që dukej sikur të kishte shënuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *