Ndryshime të mëdha brenda Milanit, projektohet rikthimi i Fabio Capello te kuqezinjtë

Milani do të ketë shumë ndryshime sa i përket sezonit të ardhshëm atje ku sipas të gjitha gjasave do të largohet edhe trajneri Pioli, nëse nuk përmbushen objektivat e klubit. Por personi i parë që rrezikon seriozisht te skuadra e njohur italiane është Gazidis. Ky i fundit e ka humbur simpatinë e Boban, por njëkohësisht edhe të Maldinit.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë për një rikthim të Fabio Capello te Milani. Ky i fundit është shumë i vlerësuar në Itali, ndërsa pritet që të emërohet si drejtor teknik. Një skenar që nuk mund të përjashtohet te kuqezinjtë, ndërsa bëhet fjalë për një emër që e njeh prej vitesh funksionimin te kjo skuadër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online