Cetkoviç gjen ekip në Mal të Zi pas largimit nga Partizani

0

Marko Cetkoviç i ka dhënë lamtumirën jo vetëm Partizanit, por edhe futbollit shqiptar.

Mesfushori malazez është kthyer në shtëpi, sepse sot ka firmosur për Mlladostin, klub nga Podgorica.

Mlladosti në sezonin e fundit luftoi deri në fund për titull, që e humbi në mënyrë të pabesueshme, sepse vetëm takimet direkte me Buduçnostin kampion dhe Zetën e lanë në vendin e tretë.

Tani Mlladosti po përforcohet për ndeshjet në Europa League dhe Cetkoviç është afrimi i tretë veror.

Te Mlladosti Cetkoviç bashkohet me trajnerin Dejan Vukiçeviç, me të cilin ka punuar edhe te Zeta dhe Buduçnosti, duke u shpallur dy herë kampion i Malit të Zi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.