Çështja “Plaku”, do të largohet apo jo nga Skënderbeu?

0

Sot Skënderbeu u rikthehet seancave stërvitore, ndërkohë që gjithë vëmendja është se ç’farë do të ndodhë me sulmuesin kryeqytetit Sebino Plaku, i cili përpara disa javësh hapi një polemikë të madhe në klubin bardhekuq pas intervistës të dhënë për “Sport Ekspres”, duke zbuluar pakënaqësitë e qëndrimit të tij në stol. Qysh pas atij momenti në të dy ndeshjet ndaj Dinamos së Zagrebit si në Kroaci, por edhe në Elbasan, Sebino nuk luajti asnjë minutë të vetme edhe pse ishte në stolin e rezervave.

Sot mësohet se Plaku do të udhëtojë për të qenë sërish në stërvitjen e parë të Skënderbeut për këtë javë dhe akoma nuk dihet nëse do të kalojë te ndonjë klub tjetër apo jo. Ka qenë Kamza që ka shprehur interes të madh për sulmuesin në fjalë, por gjasat janë të mëdha që Plaku të qëndrojë te Skënderbeu si zëvendësues, edhe për atë se korçarët nuk është se kanë sulmues të shumtë.

Por, a do ta pranojë sërish stolin Sebino Plaku dhe a e dëshiron më në ekip trajneri Daja? Kjo mbetet për t’u parë dhe gjithçka do të zgjidhet nga sot e në vazhdim. Gjasat janë që kjo “çështje” të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, por që gjithsesi edhe këto orë në vazhdim çdo gjë është në pikëpyetje.

Plaku do të mbetet bardhekuq, apo do të largohet drejt Kamzës? Le të presim për të mësuar të renë e radhës për Sebinon, i cili vetë ka deklaruar se nuk dëshiron të largohet nga Skënderbeu, por do të respektojë vendimin e klubit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image