Bylisi, pesë afrime për Superioren

0

Pas nigerianit Frenki Ntepe që ka rinovuar për 3 sezone, javën që vjen nisin afrimet e para në Ballsh

Erjon Saliu

Bylisi ka ditë që ka nisur zyrtarisht nga puna për sezonin e ardhshëm ku ballshiotët kanë si synim që të rikthehen në Superiore. Bylisi pas fushës dhe impiantit të rinovuar ka nisur që të mendojë për merkaton dhe përforcimin e skuadrës me lojtarë cilësorë. Fillimisht duke rinovuar me kualitetet e sezonit të shkuar, ku pak ditë me parë u konfirmua nga presidenca se ka rinovuar për 3 vjet nigeriani Frenki Ntepe. Ky i fundit mbylli sezonin e dytë në Ballsh dhe duket se tashmë që është në kulmin e karrierës, Bylisi pret shumë prej tij.

Ballshiotët kanë si synim edhe disa lojtarë të tjerë, ndërsa bisedimet kanë kohë që avancojnë. Madje, jo vetëm lojtarë nga tregu vendas, Kategoria e Parë dhe Superiorja por edhe nga jashtë vendit. Bylisi me shumë gjasa do të testojë edhe disa lojtarë të talentuar, shqiptare që kanë luajtur në Greqi apo afrikanë. Megjithatë, prioritet sipas presidencës do të kenë lojtarët qe synohen në merkato. Një sulmues cilësorë është pranë akordit, ndërkohë që po synohen edhe dy mbrojtës, një mesfushor dhe një portier nëse nuk rinovon Xhorxheviç.

Rivaliteti – Bylisi synon Superioren. Por, në Grupin e ballshiotëve (nëse nuk do të ketë ndryshim strukture) ka edhe ekipe të tjera mjaft të forta. Apolonia, Lushnja, Tomori e Pogradeci nuk janë pak. Megjithatë, në Ballsh janë optimistë dhe besojnë se do t’ia dalin. Duke qenë se do të bëjnë edhe 5-6 afrime cilësore, madje edhe lojtarë që kanë qenë titullarë në Superiore gjatë sezonit të shkuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.