“Burg kush mungon!”, Guerrils me thirrje origjinale

0

Pesë milionë lekë dhe Partizani do t’i ketë tifozët në mbështetje në ndeshjen e së dielës me Teutën. Është një finale drejt titullit kampion dhe drejtuesit e klubit nuk e kanë bërë gabimin që të përballen me durrsakët pa mbështetjen e tifozëve. Do të ishte një “autogol”. Shlyerja e gjysmës së dënimit tani është fakt.

Nga ana tjetër po përgatiten të jenë krah ekipit, që duhet të kthehet të fitorja pas disfatës me Luftëtarin në Kupë. Guerrils, duke ironizuar me propozimin e fundit të kryeministrit Rama (“të përfshihet në Kodin Penal një ligj që përcakton dënimin me minimumi tre vite burg për ata tifozë që kalojnë vijën e bardhë të fushës”), ftojnë tifozët të jenë të shumtë të dielën në stadium.

Sfida me Teutën luhet prej orës 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një fitore do të bënte që Partizani të shkëputej me 13 pikë nga durrsakët, ndërkohë që minimalisht do të ruhet edhe diferenca me 6 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.