Bregu e thotë hapur: Do largohem në janar nga Skënderbeu, te penalltia do rrëzohesha sa të më prekte

Dejvi Bregu ka qenë një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së çmendur te Bylis-Skënderbeu, e përfunduar në rezultatin 2-3. Shumë polemika ka për disa vendime të arbitrit, ndërsa futbollisti i korçarëve flet me sinqeritet.

I pyetur mbi penalltinë e fituar nga “Supersport”, Bregu është shprehur se plani i tij ishte të rrëzohej sapo të prekej nga kundërshtari. Pa harruar edhe një pohim për t’u larguar nga Skënderbeu në janar. “Ishte në planet e mia që të rrëzohesha sapo të më prekte lojtari i Bylisit. Penalltitë prandaj janë, për t’u rrëzuar. Kishte pak prekje dhe unë e fitova si duhej. Kam folur me presidentin dhe po mendojmë për një lëvizje në janar. Do të më ndihmoj për ta bërë një gjë të tillë dhe më ka thënë se e kam nivelin për të luajtur në elitën e Europës”, ka thënë Bregu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *