Brazili i ofron rinovimin Tites, por gjithçka mbetet pezull

Federata Braziliane e Futbollit i ka ofruar rinovim kontrate trajnerit Tite, i cili e drejtoi Seleçaon deri në çerekfinalet e Kupës së Botës, ku u eliminua nga Belgjika.

Pavarësisht nga eliminimi, Brazili kishte një skuadër mjaft cilësore dhe një sistem loje shumë solid, meritë e punës së shkëlqyer të Tites, që është në drejtim prej vitit 2016, duke e marrë Brazilin në kaos total.

E përditshmja O Globo shkruan se drejtuesit e federatës kanë diskutuar me Titen pas eliminimit dhe i kanë propozuar një projekt 4-vjeçar.

Ndërkaq, Folha de Sao Paulo shkruan se Tite ka kërkuar kohë, pasi “dëshiron të qëndrojë pak me familjen dhe i duhet kohë për të reflektuar”. Nuk ka ende një datë të caktuar për përgjigjen përfundimtare, por federata braziliane është optimiste se Tite do të rinovojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *