“Boksieri” i Shkumbinit e mbyll me futbollin, Kamzës i mbyllet stadiumi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës së shkuar në të gjitha kategoritë.

Në Superiore Kamza është dënuar me 4 ndeshje me dyer të mbyllura, për hedhje sendesh në fushë në sfidën kundër Laçit, ku takimi u ndërpre herë pas here. Gjobë e rëndë për Partizanin, pasi tifozët e kuq lëshuan thirrje ofenduese në ndeshjen kundër Flamurtarit në Vlorë.

Dënim shumë i rëndë, por i drejtë, për futbollistin e Shkumbinit, Albano Isaj, i cili goditi me grusht arbitrin Klajdi Kola në ndeshjen play-off kundër Veleçikut. 36 muaj pa futboll, 3 vite jashtë, që do të thotë se Isaj e ka mbyllur me futbollin, gjithnjë nëse Disiplina apo Apeli nuk mblidhen fshehurazi dhe i falin dënimin pas tre muajsh, sepse ka plot precedentë të tillë në Shqipëri.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër F.C “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2.KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër KF “Laçi”, në bazë të nenit 66/3.a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3.Lojtari i KF “Shkumbini”, Albano Isaj, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

4.Zyrtari i KF “Shkumbini”,Arianit Ballhysa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

6.KF “Dinamo“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Luftëtari” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

7.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Denaldo Llupi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Aldrin Cifliku, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Zyrtari i KF “Besa” U-17, Aurel Myftiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 48/2.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Kesjana Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtarja e KF “Juban Danja” femra, Enxhi Selimi, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.KF “Shkëndija Tiranë“ , për mos paraqitje në ndeshje me FC “Term”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *