Befasohen “Lilaj&Co”, i dorëzohen modestëve të Progres

0

Paratë janë të rëndësishme në futboll, por ndonjëherë nuk mjaftojnë për të fituar një ndeshje. Gabala e ka provuar në “kurriz”, madje në shtëpi, teksa u mund me rezultatin 0-2 nga luksemburgasit e Progres Nidierkorn.

Sabien Lilaj, Xhejms Adeniji dhe Rauf Alijev ishin në fushën e blertë nga minuta e parë. Vetëm nigeriani nuk luajti deri në fund të këtij takimi, që shkoi keq për skuadrën azere, që vë në diskutim kalimin në turin e dytë.

Dhjetë minuta në pjesën e dytë ishin vendimtare në këtë takim, teksa fillimisht shënoi De Almeida në të 51’, kurse në të 61’ ishte Thill ai që me penallti dyfishoi shifrat. Në fund për luksemburgasit pati festë, pasi arritën të marrin një rezultat që i favorizon për të kaluar më tej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.