Befasia e Laçit, Ansi Nika sërish bardhezi

0

Mesfushori shkodran do të jetë pjesë e kurbinasve edhe sezonin e ardhshëm. Dje ai është vënë nën urdhrat e trajneri Nica

Vladimir Prenga

Laçi vijon përgatitjet në Kamzë, ndërkohë që siç dihet bardhezinjtë kanë afruar së fundmi në ekip sulmuesin Rexhinaldo që vjet ishte pjesë e Luftëtarit. Gjithashtu edhe 21-vjeçari Emrush Kaloshi është pjesë e kurbinasve, por ekipi ka nevojë edhe për të tjera afrime, gjë që e pranon stafi teknik dhe drejtuesit. Në miqësoren me Vllazninë u provua në linjën e djathtë të mbrojtës pikërisht Kaloshi, i cili ka provuar ta mbulojë atë pozicion edhe te Korabi në raste emergjence. Gjithsesi, presidenti Laska po punon që të gjejë një lojtar cilësor për këtë pozicion. Ky është objektivi primar për Laçin në këto momente, ndërkohë që po vëzhgohet në tregun vendas dhe të huaj për të gjetur një zgjidhje.
ANSI NIKA – Mesfushori shkodran veshi për herë të parë fanellën e Laçit në janar, kur erdhi nga skuadra e Tiranës së bashku me Erjon Vucajn. 26-vjeçari luajti rregullisht me kurbinasit, duke zbritur 15 herë në fushën e blertë. Nika realizoi një gol me vlera në fitoren ndaj Flamurtarit vjet dhe tashmë është konfirmuar bashkëpunimi edhe për një sezon me skuadrën e financuar nga Pashk Laska. Pas arritjes së marrëveshjes, Nika për “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Jam i lumtur që jam pjesë e Laçit, pasi kam ndjerë respekt dhe mbështetje në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. U jam shumë mirënjohës dhe do vazhdoj të jap maksimumin për këtë ekip. Shpresoj që të arrijmë ato objektiva që do i vendosë klubi për sezonin e ri. Falënderoj presidentin për pritjen dhe gatishmërinë që pati ndaj meje, sikurse edhe trajnerët, Stavri Nicën dhe Ylber Zanin. Së bashku me shokët e ekipit do t’ia arrijmë t’ia dalim me sukses”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.