Skënderbeu, kundër Dinamos për milionat që rregullojnë stadiumin

0

Një vit pa Europë duket se ia shtoi oreksin Skënderbeut. Këtë verë kalimi i San Zhulias i dha klubit një dorë të mirë parash, por synimi i madh ishte kalimi i Kairat Almatit. Mision i suksesshëm, në një atmosferë fantastike në Korçë.

Erdhi Mlada, rival cilësor, por Skënderbeu e kaloi, edhe falë mijëra tifozëve në Elbasan Arena.

Tani Dinamo Zagreb: po shkoi keq, Skënderbeu e mbyll me 920 mijë euro fitim. E imagjinoni sikur kjo verë të përsëritet çdo vit?

Megjithatë, në Korçë ëndërrojnë: kualifikimi ndaj Dinamos sjell rreth 2.3 milionë euro, neto. Nëse vjen ndonjë barazim (120.000 euro) apo fitore (360.000), aq më mirë.

Takaj me siguri e ka kuptuar: Europa duhet luajtur në Korçë të paktën deri në play-off. Çfarë ka Strumica më shumë? Me një investim serioz, stadiumi Skënderbeu bëhet shumë lehtë impianti modern që kërkon UEFA. Natyrisht, duhen ca milionë, ndaj kualifikimi kundër Dinamos do të ishte mrekullia e nevojshme për një hap gjigant drejt kompletimit si klub.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.