Konfirmohet Hepaj, ikën Dibra

Mesfushori shkodran do të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga qendërmbrojtësi, që largohet pas pesë vitesh

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja po stërvitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Anteu Pepaj, duke sfiduar temperaturat e larta. Objektivi edhe këtë vit do të jetë ngjitja në Superiore, sikurse edhe u është komunikuar futbollistëve gjatë grumbullimit. Ashtu siç është traditë, nga dita në ditë te Besëlidhja po vijnë futbollistë për t’u provuar, po ashtu edhe stafi teknik po plotësohet. Të enjten ka ardhur trajneri krutan Dashnor Hasani, që e mbylli sezonin si stërvitës i portierëve të Shënkollit. Po ashtu është grumbulluar edhe portieri i të rinjve, Geri Kokaj. Risi përbën rikthimi i mesfushorit shkodran Samet Hepaj, pasi asnjëri nga titullarët që mbyllën sezonin nuk janë thirrur nga presidenti, ndonëse janë ende nën kontratë. Mesfushori Samet Hepaj është parë më parë të ketë ardhur në Lezhë bashkë me bashkëqytetarin e tij, mbrojtësin Klejdi Dibra, por siç duket ky i fundit nuk ka qenë në planet e presidentit. Deri më tani nga titullarët që mbyllën sezonin janë larguar dy futbollistët guineas, Kamara dhe Sidibe, që tashmë janë pjesë e Flamurtarit. Në planet e klubit është edhe mbrojtësi i majtë Edison Ndreca, ndonëse ende nuk është grumbulluar. Burime brenda klubit konfirmojnë se shumë shpejt do t’i bashkohet grupit në stërvitje. Deri tani më i suksesshmi në stafin teknik të Besëlidhjes është numri dy i pankinës, ish-futbollisti Gledis Lani, i cili ka nisur sezonin e tetë si pjesë e stafit teknik. Lani që kur ka lënë futbollin e luajtur, është pjesë e stafit të Besëlidhjes. Në ditët në vijim pritet të ketë përsëri të ardhur, si në kuadër të merkatos verore, ashtu edhe lojtarë që do tentojnë të fitojnë besimin e stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online