Bare shkëlqen, dy vite pritje për një gol

0

Keidi Bare ka lënë pas dëshpërimin e kartonit të kuq dhe penalltisë së shkaktuar në Irlandën e Veriut, sepse sot është kthyer në fushë për Atletiko Madrid B dhe menjëherë është bërë vendimtar, duke luajtur një ndeshje mjaft të mirë dhe duke shënuar golin që i dha barazimin 1-1 Atletikos B kundër Seltës B, në Segunda B.

Selta shënoi e para pas 68 minutash, por Bare evitoi humbjen dhe shënoi golin e parë personal për sezonin e ri, i pari gol zyrtar pas dy vitesh, sepse për herë të fundit kishte shënuar në tetor 2015, në një ndeshje të Youth League, fituar 7-1 ndaj Astanës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image