“Mundim Vllazninë dhe përfundojmë stadiumin”

Nënkryetari i Bashkisë së qytetit, Gentian Nushi, ka folur nga Fieri, në prag të sfidës kundër Vllaznisë, duke premtuar një skuadër dinjitoze, edhe pse Lushnja ka një ekip pa të huaj dhe e nis kampionatin pa stadium.

“Na ka mbetur peng që nuk i përfunduam dot në kohë punimet, por u premtojmë tifozëve një ndeshje të bukur dhe me fitore. Jemi ende duke punuar në stadium dhe shumë shpejt do të kthehemi në shtëpi. Sot luajmë në Fier, kemi ndihmuar edhe tifozët për transportin, ndaj shpresojmë të dalë një ndeshje e bukur dhe ta nisim mbarë.

“Skuadra 100% shqiptare? Në fakt, kemi pasur oferta edhe për të marrë lojtarë të huaj, por kemi vendosur që të besojmë te lojtarët tanë dhe t’u japim mundësi të rinjve tanë të rriten, sepse duam të mendojmë edhe për të ardhmen”, u shpreh Nushi duke folur në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online