“Barcelonë qesharake dhe pa justifikime”

0

Ka qenë shumë i ashpër shtypi katalanas pas disfatës historike të Barcelonës në Romë, ku u eliminua për të tretin vit rresht në çerekfinalet e Champions League.

Gazeta Sport titullon “Katastrofë pa justifikime”, duke akuzuar Barcelonën për një paraqitje mediokre dhe sidomos trajnerin Ernesto Valverde për një ndeshje tepër mbrojtëse dhe për mungesë reagimi për të shmangur eliminimin.

Mundo Deportivo e hap më titullin “Rënia e Romës”, duke lavdëruar një Romë superiore në çdo drejtim.

L’Esportiu tregohet edhe me therëse me titullin e vet: “Qesharake”, duke kujtuar edhe një herë se futbolli nuk është shkencë ekzakte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here