Bajerni pranë goditjes së bujshme, arma sekrete… Lukas Hernandez!

0

Bajerni i Mynihut ka kryer prej kohësh dy goditje për merkaton e verës, teksa ka siguruar shërbimet e dy kampionëve të Botës, Banzhamin Pavard dhe Lukas Hernandez.

Pikërisht ky i fundit duket se do të jetë edhe “asi nën mëngë“ per goditjen e tretë të merkatos, qe duket të jetë po aq e bujshme sa dy të parat. Bëhet fjalë për Rodrin, i cili duket gjithnjë e më pranë kalimit në Gjermani.

Rodri

Edhe pse spanjolli kërkohet me ngulm nga Pep Guardiola te Mançester Siti, duket se Lukas Hernandez e ka bindur të pranojë ofertën e Bajernit. Mediat gjermane dhe spanjolle e quajnë të kryer tashmë, me zyrtarizimin që duket çështje ditësh…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.