Bajerni nxjerr në shitje Kostën dhe Sançesin

0

Me kampionatin e përfunduar me triumf, Bajerni tani po mendon për merkaton, por duket se fillimisht do të punohet me largimet, para se të vendoset për blerjet e reja. Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane “Bild”, klubi bavarezë ka nxjerrë në shitje dy lojtarë, Doglas Kosta dhe Renato Sançes. Mesfushorët nuk kanë bindur në “Allianz Arena” dhe për të dy bashkë klubi bavarez kërkon rreth 60 milionë paundë. Ky lajm është përhapur shpejt në Angli, aty ku dy klube janë veçanërisht të interesuara për brazilianin dhe portugezin, Totenhem dhe Mançester Junajtid.

Ecuria

Duhet pranuar se Kosta pati luajtur mirë në gjashtë muajt e parë të sezonit 2015-2016, i pari për të si bavarez, por më pas gjithçka ndryshoi. Gjendja e tij u përkeqësua sivjet, me trajnerin Karlo Ançeloti i cili i dha më pak hapësira. Sançes, ndërkohë, i blerë vjet me shumë bujë nga Benfika, nuk e ka justifikuar investimin e drejtuesve të Bajernit. Ai ka luajtur pak dhe ka shfaqur mangësi në aspektin fizik dhe atë taktik. Kështu, mund të thuhet se të dy tashmë do të largohen nga Mynihu, por duhet pritur se në çfarë skuadrash do të përfundojnë.

Opsionet

Shitja e Sançesit nuk pritet të jetë problem te Bajerni. Bavarezët kanë katër emra për ta zëvendësuar atë, Leon Gorecka, Rabiot, Marko Verrati dhe Luka Modriç. Ndërkohë, shitja e Kostës me siguri do të jetë “sakrifikimi” për blerjen e Aleksis Sançezit, i cili pritet t’i kushtojë jashtëzakonisht shumë Bajernit, edhe pse ka vetëm një vit kontratë me Arsenalin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here