Autogoli me Majkëll Ngo, tani nuk ka më shpëtim!

Majkëll Ngo u fal nga Tirana dhe pak ditë më parë iu bashkua në stërvitje. Gjithsesi anglezi vijon me kapricot e tij. Në miqësoren e djeshme që bardheblutë zhvilluan kundër Korabit, sulmuesi nuk ka lejuar Gentian Muçën të godasë penalltinë.

Sulmuesi ka goditur dhe nuk ka shënuar, ndërkohë që nuk ka munguar debati mes Ngo dhe Muçës. Kjo ngjarje ka gjasa të sjellë përjashtimin e gjigantit të bardhebluve mëson SportEkspres.com. Prej disa kohësh ai po përgatitej me ekipin e dytë dhe u mendua se do të reflektonte pas gjobës dhe pezullimit të përkohshëm.

Në kushtet aktuale te Tirana nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta përjashtojnë sulmuesin. Gjoba është e pashmangshme dhe mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo çështja. E sigurt duket se Ngo nuk do të zbresë më në fushë me fanellën e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *