Autogoli fatal në 1994, gjendet porositësi i vrasjes së futbollistit kolumbian Eskobar

0

Për ata që kanë lindur para viteve ’90, me siguri e mbajnë mend Botërorin ’94, qoftë edhe ndonjë detaj të vogël, si triumfi i Brazilit, penalltia që humbi Roberto Baxho e histori të tjera. Ekziston edhe një histori nga ajo Kupë Bote e zhvilluar në Amerikë që ishte e rrethuar me mister deri tani.

Mbrojtësi kolumbian Andres Eskobar u vra pak ditë pas kthimit në shtëpi, me Kolumbinë që u eliminua falë një autogoli të 27-vjeçarit, në ndeshjen ndaj Amerikës. Ishte minuta e 22-të, kur Pol Kalixhuri krosoi një top në zonë dhe Eskobar ndërhyri gabim, duke e çuar topin në rrjetë.

Ishte autogoli i parë në karrierë, por fatal për jetën e tij, sepse tre plumba në parkingun e El Salpicon Bar në Medejin i morën jetën.

Tani, pas kaq shumë vitesh, arrestohet Santiago Gajon Henao, një trafikant i njohur droge në Kolumbi. Dyshohet se Henao e hoqi qafe Eskobarin e gjorë për faktin se kishte humbur shifra të frikshme në baste, duke shpresuar te fitorja e Kolumbisë.

Vite më parë u arrestua truproja Humberto Munoz, i cili pranoi vrasjen, duke u dënuar me 43 vite burg, që iu ulën në 11 dhe për pasojë ai doli nga burgu në vitin 2005. Një vrasës i famshëm në atë kohë, Xhon Hairo Velaskez Vaskez, foli për The Guardian, duke zbuluar se porositësit e vrasjes kishte paguar 3 milionë dollarë dhe një prokuror që po hetonte mbi çështjen mbylli hetimet rreth vëllezërve Gajon Henao.

Tani vjen kthesa e bujshme, sepse arrestohet fajtori i vërtetë, sipas lajmeve që vijnë nga Kolumbia.  Një lajm i mirë për familjen e Eskobarit, që prej 24 vitesh kërkonte drejtësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.