Asnje ndryshim, Erzeni fut në telashe Tërbunin dhe fluturon i dyti

Janë luajtur sot 65 minutat e mbetura të sfidës së Kategorisë së Parë mes Tërbunit e Erzenit, takim ë u ndal në minutën e 25-të më 3 shkurt, për shkak të motit të keq.

Edhe sot në Pukë kushtet nuk ishin të mira, sepse bora kishte mbuluar fushën, duke e bërë shumë të vështirë qarkullimin e topit.

Përfitoi Erzeni, që në 25 minutat e luajtura në fillim të muajit kryesonte 2-1 dhe e ka ruajtur me fanatizëm edhe sot këtë avantazh.

Pak raste për shënim, kryesisht nga Tërbuni, por asnjë gol, me Erzenin që merr 3 pikë të çmuara, sepse ngjitet në vendin e dytë dhe siguron një vend në play-off për ngjitjen në Superiore, edhe pse tashmë Kastrioti është praktikisht i ngjitur.

Ndërkaq, Tërbuni mbetet në tunel, sepse ka humbur 4 ndeshjet e luajtura në vitin e ri dhe tashmë është vetëm 2 pikë mbi vendin e fundit, edhe pse ka ende 3 skuadra poshtë vetes. Nëse në ndërrimin e viteve shpresat për të evituar ndeshjet play-out ishin të mëdha, tani është e pamundur dhe skuadra pukjane do të vuajë deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *