Artur Dadaj me akuzë të fortë për arbitrin: 100 mijë euro lloto dhe të fitojë lekë, vetëm ai e bën

Drejtori sportiv i Luftëtarit dhe njëkohësisht zëvendës presidenti, Artur Dadaj, nuk është përmbajtur me akuzat ndaj kryesorit të takimit në përballjen ndaj Kukësit. Në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 0-0 ka pasur një pretendim për një gol të rregullt që u anullua, nga ku erdhën edhe shumë polemika.

Dadaj është shprehur për “Rubrika Sportive” se një gabim të tillë mund ta bëj vetëm një arbitër që luan baste sportive: “Kam marrë shumë mesazhe pas ndeshjes nga njerëz që janë habitur sesi u anullua goli. Këto gabime vijnë vetëm nga një arbitër që ka luajtur 100 mijë euro në lloto dhe pret t’i kthehen lekët. Vetëm kështu mund ta kuptoj, vetëm nëse një arbitër ka luajtur lloto dhe pret që ndeshja t’ia dalë në atë mënyrë si e do ai”, ka thënë Dadaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *