Andoni eliminon Ajdareviçin nga kupa, Panuçi shënon emrin e tij!

0

 

Në një klimë të nxehtë, ashtu sikurse ndodh thuajse në të gjitha stadiumet e Greqisë, Larisa ka eliminuar AEK-un nga Kupa e Greqisë, në një ndeshje ku në fushë kanë zbritur dy futbollistë shqiptarë dhe bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse, Fatjon Andoni, përballë mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë, Astrit Ajdareviç, i ftuar nga Kristian Panuçi për ndeshjet e shkuara të kombëtares. Të dy kanë qëndruar në fushë për 90’, por paraqitja e Andonit ka qenë super.

Në fakt, 26-vjeçari, që në Greqi konsiderohet si një pikë e fortë e Larisës dhe trajneri nuk bën dot pa të, pret me padurim ftesën e kombëtares, aq sa sipas asaj që vetë i ati ka rrëfyer kohë më parë për “Sport Ekspres”, “qan për fanellën kuqezi kur e sheh në tv!”. Por, mesa duket, shumë shpejt mund të ketë risi, pasi ndeshjen në fjalë e ka ndjekur Kristian Panuçi (burime pran, duke mbajtur shënime interesante dhe duke qenë i kënaqur për mesfushorin e Larisës. Ndoshta, pikërisht Andoni mund të jetë surpriza e madhe për sfidën ndaj Norvegjisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.