Agjenti i Hysajt: “Kritika të padrejta, ai refuzoi Juventusin për Napolin”

0

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, vazhdon të flasë thuajse javë pas jave për situatën e lojtarëve që ai menaxhon. Në një intervistë për “Radio Marte”, agjenti italian foli në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, por edhe të kolegut të tij portugez Mario Rui, lojtari ky që është gjithashtu nën menaxhimin e tij.

“Për tri vite Elseidi ka qenë mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë. Në  vitin e fundit të Sarrit te Napoli atë e kërkoi Juventusi, por ai i refuzoi sepse kërkonte të fitonte kampionatin me Napolin”.

“E pranoj se është e vërtetë se ka pësuar një rënie në formë gjatë viteve të fundit, duhet të pranojmë gjithashtu se kjo gjë u ndodhi një grupi të madh lojtarësh. Nuk po them se fajin e ka Ançeloti, pasi kjo është normale kur fillon të provosh një stil tjetër futbolli. Vras mendjen pse kritikohen vetëm Hysaj dhe Rui, nuk më duket e drejtë të veçohen vetëm atë të dy”.

HYSAJ – “Kemi pasur interes nga skuadra të ndryshme. Të dy djemtë dëshirojnë të largohen. Kontrata e Hysajt mbaron vitin tjetër, prandaj them se tani është momenti i duhur për të ndryshuar ambient. Atletiko më ka pyetur për të, por ata nuk janë i vetmi klub, Paratiçi i Juventusit e pëlqen gjithashtu. Është e sigurt se ky djalosh do të jetë pjesë e një klubi të madh”.

RUI – “Për mendimin tim Rui bëri një sezon të mirë. Do të doja që të shikoja dhe për një sezon, pasi nuk besoj se Napoli do të gjejë një opsion më të mirë për krahun e majtë. Sido që të shkojë puna interesi për të nuk është i paktë. Po flas për klube si Torino, Milan dhe Benfika, transferimi te këta të fundit në vendlindje do të ishte një ëndërr e bërë realitet për të”, përfundoi Xhufredi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.