76ers dhe City Thunders të pandalshëm, Lakers likuidon Mavericks

0

Fitore e rëndësishme e Los Angeles Lakers, që mundën një kundërshtar si Dallas Mavericks. Takimi u mbyll 114-103, teksa LeBron James arriti të shënojë 28 pikë. Harrison Barnes i Mavericks shënoi një pikë më shumë se “Mbreti”, por skuadra e tij doli e mposhtur.

Boston Celtics ka bërë detyrën kundër Cleveland Cavaliers, teksa ka fituar 128-95. Plot shtatë basketbollistë shënuan mbi 10 pikë, me Kyrie Irving që realizoi 29, më shumë se të gjithë. Philadelphia 76ers ka likuiduar Washington Wizards me shifrta 123-98 dhe ka regjistruar fitoren e 16-të sezonale.

Clint Capela (27 pikë), Eric Gordon (26 pikë) dhe James Harden 23 (pikë) udhëhoqën Houston Rockets në fitoren 105-136 ndaj San Antonio Spurs. Oklahoma City Thunder marshon. Atalanta Hawks ishte kundërshtari i radhës që e mundën 124-109. Fitorja 14-t sezonale.

Përballje e fortë ishte Portland Trail Blazers-Denver Nuggets, që përfundoi 112-113. C. J. Mccollum realizoi 33 pikë për Blazers, por nuk mjaftuan. Brooklyn Nets nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Memphis Grizzlies.  125-131 u mbyll i gjithë takimi, ku spikatën Mike Conley Jr.  (37 pikë, 10 asiste, 5 topa të rikuperuar) dhe Jaren Jackson Jr. (36 pikë, 2 asiste, 8 topa të rikuperuar.)

Boston Celtics-Cleveland Cavaliers 128-95
Detroit Pistons-Chicago Bulls 107-88
Philadelphia 76ers-Washington Wizards 123-98
Charlotte Hornets-Utah Jazz 111-119
Brooklyn Nets-Memphis Grizzlies 125-131
Oklahoma City Thunder-Atalanta Hawks 124-109
Miami Heat-New Orleans Pelicans 106-101
San Antonio Spurs-Houston Rockets 105-136
Phoenix Suns-Orlando Magic 85-99
Portland Trail Blazers-Denver Nuggets 112-113
Los Angeles Lakers-Dallas Mavericks 114-103

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.