Derbi që vlen dyfish, Lacio dhe Roma jo vetëm për prestigjin

Dy humore krejt të kundërt por një objektiv i ngjashëm: zona Champions. Sot, kryeqyteti i Italisë do të dhurojë spektaklin e radhës

Euforia e Romës pasi shkatërroi Barcelonën dhe Mesin apo zemërimi dhe indinjata laciale pas flopit në Europa League ndaj Salcburgut me pasojë daljen jashtë kompeticionit? Java europiane ndan kështu pritshmërinë dhe sidomos emocionet e ndjesitë e derbit të Romës. Dhe, këtë herë, luhet për shumë, jo vetëm për prestigjin, qytetin, tifozët dhe personalitetin.

Këtë herë, në “tavë” është Champions League 2018-2019 (gjysmëfinalja e Romës vlen 90 mln euro, vizibiliteti planetar, super vlerësimi i futbollistëve) me Interin e Spaletit që ndodhet aty, si “I ftuari” i tretë që ndjek gjithçka jo i shkëputur nga treni…

Risultati immagini per di francesco inzaghi

Barazimi në Bolonja dhe dy humbjet ndaj Barcelonës dhe Fioretinës duket se kishin minuar sezonin verdhekuq dhe kishin futur Di Françeskon dhe të tijët në një krizë, por “remuntada” e ditës së martë në “Olimpico” ndaj favoritëve për të fituar Champions ka rikthyer entuziazmin dhe shpresën, por sidomos bindjen se Roma është një skuadër e fortë dhe me cilësi. Ndërkohë, trisi i fitoreve të arritura rikthehu Lacion një makinë goli perfekte, pas disa frenimesh, por derbi do të peshojë ekuilibrin mes euforisë dhe dëshirës për revansh.

Risultati immagini per strakosha derby

Sidoqoftë, do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme, me Romën që do të verifikojë avantazhet dhe efikasitetin e modulit të ri mbrojtës të Di Françeskos dhe do të ketë avantazhin e 48 orëve më shumë pushim. Do të jetë dueli mes dy “vrasësve”, golashënuesit më të mirë Imobile, që është në garë për “Këpucën e Artë”, dhe udhëheqësit Xheko, tashmë simbol i një skuadre nga e cila nuk u nda në janar.

Por, do të jetë edhe nata e dy mbrojtësve të thërritur që t’i mbajnë, si Manolas dhe De Vrij, gladiatorëve Naingolan dhe Milinkoviç Saviç, të krahëve shigjeta si Luliç dhe Florenci, regjisë së Lukas Leiva dhe De Rosi.

Ata që do t’i drejtojnë, dy prijës shembullorë, Di Françesko dhe Inzagi: trajnerë emergjentë italianë, të aftë që të punojnë me të rinjtë, një e shkuar si futbollistë në klubet ku kanë fituar një titull, një e e kaluar edhe te Piaçenca. Një nga futbollistët më të pritur është Kolarov, që ka luajtur me Lacion për dy sezone (2008-2010) dhe ka zhvilluar pesë derbi me dy fitore dhe tre humbje, duek shënuar golin e sigurisë në vitin 2009.

Lacio (3-5-1-1)

Strakosha

Bastos Uallas Radu

Marusiç Parolo Leiva Milinoviç Luliç

Luis Alberto

Imobile

Roma (3-5-2)

Alison

Manolas Facio Hezus

Florenci Naingolan De Rosi Strotman Kolarov

Xheko Shkik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *