Zyrtarizimi i radhës, Kukësi “pazar” në Korçë

Kukësi po mundohet të përforcojë skuadrën dhe ditën e sotme është zyrtarizuar marrëveshja me futbollistin Bruno Lulaj. Pasi i përfundoi kontrata me Skënderbeun, ai ka pranuar ofertën e verilindorëve dhe ka nënshkruar marrëveshjen.

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar gjithçka, teksa ka postuar fotot e lojtarit me fanellën e Kukësit. “Bruno Lulaj nënshkruan kontratë për dy vite me klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga ana e klubit verilindor. Sot Lulaj pritet të dalë në stërvitje.

Ndërkohë, mbrojtësi ka shkruar dhe në llogarinë e tij në Instagram, ku ka falenderuar Skënderbeun për pesë vitet e kaluara në Korçë dhe është shprehur i lumtur për sfidën e re që e pret te Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online