Zyrtare/ Zgjidhet gjithçka për trajnerin e ri të Tiranës, ja se kur do të marrë drejtimin e ekipit

Pas atyre rezultateve të dobëta të Tiranës në kampionat javët e fundit, ashtu siç edhe pritej erdhi dhe largimi i Ardian Memës nga stoli i bardhebluve. Ndërkohë, Halili nuk ka humbur shumë kohë, pasi duket se i ka dhënë fund dilemave për emrin e ri që do të drejtojë kryeqytetasit, duke e vendosur tashmë se cili do të jetë pasardhësi i Memës në pankinë.

Sipas asaj që “BalkanWeb” raporton, ka qenë vetë presidenti i Tiranës që ka zgjedhur në krye të bardhebluve Julian Ahmatajn. Ky i fundit pritet të nisë detyrën e re ditën e sotme, kur do të bëhet edhe prezantimi me skuadrën dhe më pas do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore me ekipin.

Ndërkohë që vetëm para pak minutash ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga faqja zyrtare e klubit të Tiranës/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online