Tifozët e Tiranës dalin kundër Halilit: Ish-presidenti dhe pseudo-lojtarët, ikni nga Tirana

Tirana ka zgjidhur gjithçka sa i përket trajnerit brenda pak orësh. Në mëngjesin e sotëm erdhi konfirmimi se trajneri Ardian Mema u largua nga drejtimi i ekipit. Ndërkohë vetëm pak momente më pas erdhi edhe zyrtarizimi i Julian Ahmataj.

Por janë tifozët besnikë të këtij klubi, “Tirona Fanatics”, që dalin kundër presidentit Refik Halili. Sipas tyre në klub ka disa pseudo-lojtarë që nuk e meritojnë fanellën. Ndërsa në foton kryesore të shkrimit, rendisin pak statistika në 2 vitet e fundit dhe ngrenë pyetjen: “Kush është këtu problem?”. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i tifozëve

Ish-presidenti, që për hir të vërtetës, hap pas hapi tejkalon veten me bëmat e tij dhe nivelin e ulët të inteligjencës, sot, ka vendosur të largojë nga detyra trajnerin e skuadrës, për rezultate të dobëta në javët e fundit…

Duhet me të vërtetë nivel i ulët inteligjence që për të shëetuar Tironën të sakrifikosh trajnerin, a thua se trajneri ka ndonjë rol kyc aty! (Drejtimin e stërvitjes dhe deri diku zgjedhjen e formacionit 30-40%)

Për shkak se ish-presidenti, na ka vërtetuar dhe vazhdon të na vërtetojë që me të vërtetë është rast i pashpresë, ne, i themi shpures së tij, ti komunikoj që problemi nuk është as i tifozëve e as i trajnerit, por i pseudolojtarëve që për vite kanë helmuar dhe kontribuar vetëm e vetëm në përkeqësimin e situatës, me krijimin e klaneve apo me paaftësinë në fushë!

Komunikoni me ish-presidentin e pashpresë se:

-Cdo trajner, pavaresisht aftësive të tij, do e ketë të pamundur të arrijë dicka për sa kohë tek Tirona qelben në njollën e paaftësisë nga ishpresidenti e deri tek pseudolojtarët…

Klanet tashmë të konfirmuara brenda klubit dhe ekipit, janë sëmundja e vazhdueshme e Tirones…

*PËR SA KOHE NË PËRBËRJEN KRYESORE TË EKIPIT KA AKOMA LOJTARË TË CILËT ISHIN VENDIMTAR NË SEZONIN QË ZBRITËM NGA KATEGORIA, NUK DO TË KETË TRAJNER QË DO TË JUA JUSTIFIKOJË PAAFTESINË!

IKNI NGA TIRONA!

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online