Media spanjolle “i vërsulet trajnerit” për Manajn: Është kontradiktor, nuk është normale

Një situatë e pazakontë është te Albacete, atje ku ka ardhur edhe një vendim i pakuptueshëm për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar u la jashtë skuadrës dhe po stërvitej veçmas, për mungesë të disiplinës.

Ende nuk është zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur, por trajneri Ramis është mundur të jap një shpjegim. “Ishte një vendim i iniciuar nga klubi dhe i mbështetur nga unë. Rei nuk është përjashtuar, por është stërvitur veçmas për shkak të mungesës së disiplinës. Por ai e ka kuptuar gabimin dhe do të jetë gati. Pastaj nëse do e thërrasë apo jo në ndeshjen e radhës, mbetet të shihet”.

Ndërkohë një reagim i ashpër ka ardhur në disa media spanjolle dhe veçanërisht nga “Aupaalbes” që i përkushtohet vetëm Albacetes. Sipas saj, Ramis është kontradiktor në fjalët e thënë për Manajn. “Trajneri ishte i nervozuar dhe nuk ishte i ndarë nëse Rei do të luante apo është jashtë për ndeshjen e radhës. Kjo që ai thotë është shumë kontradiktore. Nuk është normale që të flasësh për mungesën e disiplinës, të mbash jashtë lojtarin gjithë javën dhe në fund të mos e ndash saktë, nëse do të jetë pjesë apo jo e ekipit”, shkruan media spanjolle. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online