Zyrtare/ Vllaznia bën merkato në planin dalës, largohet mesfushori i dalë nga akademia

Në Shkodër vazhdon të ketë zhvillime në merkato, megjithëse këtë herë kemi të bëjmë me largime. Vllaznia ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Paulo Pjeshkën. Kuqeblutë kanë bërë me dije përmes faqes zyrtare në “Facebook” se mesfushori i dalë nga radhët e akademisë nuk do të jetë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Paulo Pjeshka. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në vite tek Akademia por edhe sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online