Histori frymëzimi/ Kanë vetëm 5 mije banorë! Ekipi nga Ishujt Faroe mund edhe kampionët e Norvegjisë, është vetëm një hap larg “play off”-it të Champions-it

Historia e Klaksvokit këtë sezon është një frymëzim për të gjithë ata klube të vegjël që dëshirojnë të arrijnë larg në Europë. Skuadra nga Ishujt Faroe është dëshmia e gjallë se “e pamundura” mund të sfidohet. Edhe pse vijnë nga një qytet me afërsisht 5 mijë banorë, lojtarët e Klaksvikut janë përballur si të barabartë me këdo në turet kualifikuese të Champions League-s.

Skuadra në fjalë gjendet në turin e tretë, ku ka mposhtur kampionët e Norvegjisë. Klaksviku ka fituar me shifrat 2-1 përballë Moldes, në një ndeshje që u vendos nga golat e Frederiksbergut. Me këtë fitore ata hedhin njërin hap në “play off”-in e Champions Leagues, duke shkruar historinë me gërma të arta. Një shembull suksesi që duhet ndjekur si model edhe nga ekipet shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online