Zyrtare/ Vendosen datat për Kupën e Italisë, ja kur do të zbesin në fushë gjysmëfinalistët

Tashmë është zyrtare, në Itali ka ardhur vendimi për kalendarin e Kupës. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka përjellë vetë lajmin për datat përfundimtare të gjysmë-finaleve dhe finales. Do të jenë pikërisht 12 dhe 13 qershori dita kur ekipet do të zbresin në fushë për për përcaktuar finalistët, të cilët do të ndeshen për të ngritur lart trofeun në 17 qershor, vetëm 3 ditë përpara rinisjes së Serie A.

Ky vendim i jep fund edhe debateve nga klubet, teksa Interi kërkonte finalen në gusht, si dhe kishte kërkesë për të luajtur në 12 qershor ndeshjen kundër Napolit. Por dëshira e tyre nuk do të plotësohet, pasi zikaltrit do të ndeshjen me ekipin e Gatuzos në 13 qershor, ndërsa Juventusi do të presë Milanin në Torino një ditë më parë ashtu si edhe ishte planifikuar.

“Gjysmëfinalja do të sillet përpara për të lejuar një kalendar të mëvonshëm në lidhje me kampionatin më të dendur. Ata do të fillojnë në 12 dhe 13, pastaj në 17 do të kenë finalen”, ka shkruar Spadafora në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online