“Po, e preka topin me dorë“, Dita hap polemikat dhe shpjegon penalltinë e pretenduar: Goditi fillimisht këmbën, kështu është rregullorja

Skënderbeu befasoi Partizanin mbrëmjen e djeshme, duke e mposhtur në “Selman Stërmasi“ me shifrat 1-2. Dy gola për 1 minutë do të vinin në fund të pjesës së parë, ku njëri do të mbante firmën e Bruno Ditës. Ky i fundit ka qenë një lojtar kyç këtë sezon për korçarët dhe rëndësinë e tij në fushë e tregoi edhe në këtë rifillim të kampionatit.

Mesfushori shqiptar ka folur për “Fax Sport”, ku tregon kënaqësinë e ndjerë pas golit dhe fitoren, ndërsa nuk shmang as shpjegimet për polemikat e hapura mbi penalltinë e pretenduar nga kundërshtarët. Dita tregohet i sinqertë dhe ndez debate, duke thënë se topi e kishte prekur në dorë dhe kjo e fundit ishte e hapur. Por sipas tij sfera shkoi fillimisht në këmbën e tij dhe në zbatim të rregullores arbitri nuk e akordoi atë 11 metërsh, që mund të kishte qenë edhe vendimtar për fatin e takimit.

“Normalisht u ndjeva shumë i lumtur pas golit. Plus që vinim nga kjo ndalesë e gjatë 2 mujore dhe mendoj se e nisëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Polemikat për penallti? Po është e vërtetë që topi më ka rënë në dorë. Por topi fillimisht më ka rënë në këmbë dhe pastaj në dorë, e cila është e hapur dhe kjo është e vërtetë. Për momentin aty mendova se arbitri e dha penallti, por fatmirësisht që nuk e sinjalizoi sepse loja mund të merrte edhe rrjedhë tjetër. Realisht e kam prekur topin me dorë, por duke parë që në fillim topi godet në këmbë pastaj në dorë me rregullore besoj se është e drjtë që arbitri nuk e dha penalltinë. Kështu është rregullorja.

Çdo ndeshje është e rëndësishme. Sigurisht ato ndaj Partizanit, Tiranës, Kukësit, Teutës që kanë objektiva madhorë mund të jenë akoma më të vështira. Forma fizike nuk është më e mira. Kemi shumë nevojë për stërvitje për të kapur ritmin që kishim para kësaj pandemie. Por mendoj se do e kapim më shpejt ritmin se çdo ekip tjetër dhe do jemi aty ku duhet, te 2-3 vendet e para. Tirana ka një diferencë pikësh të konsiderueshme dhe vetëm ajo mund ta humbi kampionatin.

Është e vërtetë që më mbaron kontrata në fund të këtyre ndeshjeve, por do jap maksimumin çdo takim që ka mbetur. Mbetet çdo gjë t’u parë. Normalisht që oferta kam pasur, por do jem korrekt me kontratën që kam me klubin. Marrëdhënia me Dajën? Janë shumë të mira. Jashtë fushe pothuajse jemi si shokë, bëjmë shaka dhe qeshim me to. Ndërsa në fushë është krejt ndryshe, është shumë kërkues si ai edhe ne lojtarët. Mendoj se ky është edhe çelësi i suksesit që Skënderbeu ka bërë mirë këto javë.

Pagat? Dihet puna e pagesave në Shqipëri, ka vonesa. Skënderbeun e ka penalizuar shumë dënimi me 10 vite. Çdo klub që do ishte, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë do kishin rënie. Për ndeshjen e radhës nuk jemi të qetë se nuk duhet të fluturojmë me një fitore që bëmë kundër Partizanit. Në fund të fundit bëmë detyrën. Flamurtari është ndeshja e radhës dhe shkojmë në Vlorë për 3 pikët. Këto takime janë më të vështira se ato ndaj rivalëve që janë për titull dhe me objektiva madhorë“, ka deklaruar Bruno Dita./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online