Zyrtare/ UEFA merr vendimin për Danimarkë-Finlandë, skuadrat kthehen në fushë për të luajtur ndeshjen

UEFA ka organizuar një mbledhje me lojtarët dhe stafet teknike të Danimarkës dhe Finlandës, ku është diskutuar mbi mbarëvajtjen e takimit të ndërprerë mes tyre. Humbja e ndjenjave të Kristian Eriksen padyshim që ishte një shok i madh për të gjithë lojtarët, por duke qenë se tashmë gjendja e tij shëndetësore duket të jetë e stabilizuar, të dyja Kombëtaret kanë kërkuar që të vijojë përsëri takimi prej aty ku u ndërpre. Dhe kështu do të ndodhë. UEFA njofton përmes faqes zyrtare se skuadrat do të zbresin përsëri në fushë në orën 20:30 për të përfunduar atë çka lanë përgjysmë.

“Pas kërkesës së bërë nga lojtarët e të dy ekipeve, UEFA ka rënë dakord të rifillojë ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës sonte në 20:30 CET. Do të luhen katër minutat e fundit të pjesës së parë, më pas do të ketë një pushim 5-minutësh të pjesës së dytë të ndjekur nga pjesa e dytë.

Ndeshja ishte ndërprerë për shkak të një urgjence mjekësore që përfshinte Christian Eriksen të Danimarkës. Lojtari tani në spital dhe në një gjendje të qëndrueshme. UEFA i uron shërim të plotë dhe të shpejtë Christian Eriksen dhe dëshiron të falënderojë të dy skuadrat për qëndrimin e tyre shembullor.

Ndeshja e sonte e UEFA EURO 2020 midis Belgjikës dhe Rusisë do të zhvillohet në 21:00 CET siç është planifikuar”, njofton UEFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *