VIDEO/ “Kris, të dua“! Lukaku me gjest për tu duartrokitur, golin e parë në Europian ia dedikon Eriksenit

0

Romelu Lukaku ka gjetur shumë shpejt golin e tij të parë në këtë Kampionat Europian. Sulmuesi i Interit ka kaluar në avantazh Belgjikën në minutën e 10 kundër Rusisë. Menjëherë pas golit ka zgjedhur të bëjë gjestin që meriton vetëm duartrokitje.

Lukaku shkon drejt kamerës dhe i dedikon golin e tij të parë në këtë Europian Kristian Eriksenit. “Kris, Kris të dua”, ishin fjalët e thëna nga belgu që i shpreh kështu mbështetjen e tij shokut të skuadrës te Interi, i cili sot shkaktoi një panik të madh pas arrestit kardiak të pësuar në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.