Zyrtare/ Tirana siguron sulmin edhe për sezonin e ardhshëm, vjen rinovimi me talentin bardheblu

Tirana ka njoftuar se tashmë zyrtarisht Ernest Muçi do të mbajë peshën e sulmit në sezonin e ardhshëm. Talenti bardheblu ka qenë në qendër të vëmendjes këtë merkato, teksa shkëlqimi në sezonin e shkuar e ka sjellë në orbitën e shumë klubeve të tjera. Largimi dukej pranë këtë merkato, por diçka e tilël nuk ka ndodhur.

Tirana siguron sulmin edhe për sezonin e ardhshëm me prodhimin e akademisë së saj. Reparti i sulmit nuk është i plotë te bardheblutë, pasi Ngo ka lënë hapësira pas. Në këto kushte, largimi i Muçit nuk ishte aspak zgjedhja e duhur, prandaj klubi kampion i Superiores vendos ta mbajë në organikën e vetë edhe për sezonin e ri.

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës”, njofton klubi i Tiranës përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online