VIDEO/ Një perlë nga jashtë zone, lojtari i Sampdorias lë të shtangur Thomas Strakoshën

Sampdoria ka surprizuar Lacion në pjesën e parë të takimit, teksa i është drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 2-0. Në fillim ishte Fabio Kualiarela ai i cili zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me kokë, ndërsa për të dytin do të mendonte Augelo.

Ky i fundit ka lëshuar një perlë nga jashtë zone, duke lënë të shtangur në vend Thomas Strakoshën. Në minutën e 41-të të takimit një top përfundon në këmbët e lojtarit të Sampdorias pas një goditje nga këndi, dhe prej aty Augelo godet pa e menduar dy herë, duke mos i dhënë shans portierit shqiptar të kërcejë për të kapur topin, por thjesht ta shoqërojë me sy teksa hyn në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online