Merkato edhe në televizione, kampionati më i dashur për shqiptarët vjen në ekranin e “Tring”

Vera ka sjellë me vete edhe merkaton e televizioneve, të cilat kanë bërë blerjet e tyre në kompeticionet që do të transmetojnë. Tashmë Serie A ka ndryshuar ekran. Kampionati më i dashur i sportdashësve shqiptarë do të transmetohet në platformën “Tring”.

Është pikërisht kompania televizive ajo që njofton blerjen e të drejtave për të transmetuar elitën e futbollit italian. “Serie A në shtëpinë e kampionëve. Eventi më i madh futbollistik tashmë ekskluzivisht në Tring në bashkëpunim me Over Sport”, shkruan kompania “Tring” në faqen e saj zyrtare në rrjete sociale. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online