Zyrtare, Shkëmbi merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit

Tashmë është zyrtare: Bledi Shkëmbi nis aventurën e parë si trajner kryesor në një klub, pasi ish-kapiteni i Skënderbeut ka marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit në kampionatin e futbollit të Kosovës.

Shkëmbi kishte marrë ditët e fundit një ofertë prej drejtuesve të Lirisë dhe pasi u mendua për disa ditë, sot firmosi kontratën për bashkëpunimin për 1 vit me këtë klub. Aprovimin për kalimin e Shkëmbit te Liria e ka dhënë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sepse Shkëmbi ishte ende në bashkëpunim me FSHF-në, si ndihmëstrajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë.

Kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku, ka njoftuar se prezantimi do të bëhet ditët e ardhshme, duke shtuar për faqen e Lirisë në Facebook: “Klubi i Lirisë dëshiron ti uroj atij suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbeshtetje maksimale për këtë zgjedhje”.

Klubi dhe trajneri kanë arritur akordin për ndërtimin e një skuadre konkurruese, duke rritur ambiciet dhe objektivat e klubit, pohojnë zyrtarët e ‘bardhezinjve’.

Për Shkëmbin kjo është përvoja e parë si kryetrajner. Ai deri tani ka punuar si ndihmëstrajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, ndërkohë që ka të gjithë kualifikimet dhe liçensat e nevojshme që i ka përfituar në muajt e fundit. Shkëmbi është shpallur 6 herë radhazi kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, ka qenë kapiteni i skuadrës që luajti ne grupet e Europa Ligës ndërkohë që në të shkuarën ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online