Ylli Shameti e kishte lajmëruar prej ditësh dhe sot ka hedhur firmën: edhe sezonin e ardhshëm do të luajë për Kukësin.
Mbrojtësi ekspert e kishte përfunduar kontratën me Kukësin pas ndeshjeve në Champions League, ndaj po studionte ofertat e ndryshme nga jashtë vendit.
Sherif Tiraspoli u imporesionua nga ndeshjet e tij dhe pati kontakte zyrtare, por paai u mendua gjatë, gjirokastriti ka preferuar të qëndrojë te Kukësi, ku është lider në mbrojtje dhe prania e tij i jep qetësi gjithë skuadrës.