Zyrtare/ Shalke dorëzohet, Gorecka firmos me Bajernin

Bajerni i Mynihut dhe Leon Gorecka, gjithçka e kryer, nga kontrollet mjekësore e deri te firmat.

Mesfushori 22-vjeçar i Shalkes, i cili u transferua në Gelsenkirshen në vitin 2013 për 3.3 milionë euro nga Bohumi, ka vendosur të mos rinovojë me Shalken, ku është një lojtar kyç. Kontrata e tij përfundon në qershor dhe Gorecka ka zgjedhur të shkojë falas te Bajerni, ku shpreson të vazhdojë procesin e rritjes dhe të bëhet një lider edhe te kombëtarja gjermane, ku që tani është një lojtar goxha i rëndësishëm.

Goreckën e kërkonin shumë klube, nga Anglia deri në Itali, por Bajerni u futur fuqishëm në lojë pas Kupës së Konfederatave verën e shkuar, ku Gorecka shkëlqeu.

Shalke fillimisht mohoi çdo transferim, duke shpresuar të rinovimi ose shitja që në janar, por ishte e pafuqishme përballë dëshirës së vetë Goreckës.

Drejtori sportiv i Shalkes, Kristian Hajdel, deklaroi sot: “Me keqardhje u bëjmë të ditur se dje Karl-Hainc Rumenige na telefonoi, duke na njoftuar se Gorecka ka kaluar kontrollet mjekësore dhe ka firmosur, që do të thotë se humbasim një lojtar shumë të mirë. Leon do të kalojë te Bajerni prej 1 korrikut 2018, edhe pse bëmë gjithçka për ta mbajtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *