Rrumbullaku-Antaliaspor, Trabzonspori prish gjithçka

Trabzonspor i mbyll derën e kalimit Simon Rrumbullakut te skuadra e Antaliaspor. “Sport Ekspres” raportoi se skuadra turke ishte gati të paguante për shërbimet e gjirokastritit, por kushti ishte që Sakib Ajtazh të kalonte te skuadra e Trabzonspor. Këta të fundit firmosën me Filip Novak nga Mitjelandi danez.

Antaliaspor kërkonte 3 milionë euro dhe kjo gjë i ka shtyrë drejtuesit e Trabzonspor që të tërhiqen nga negociata, duke i shuar mundësinë Rrumbullakut për të shkuar në kampionatin turk. 26-vjeçari ka bërë mjaft mirë me Kukësin, çka e dëshmon dhe vëmendja që ka marrë ai nga menaxherët turq. Mbetet për t’u parë nëse në ditët e ardhshme Rrumbullaku do të ketë një tjetër ofertë nga jashtë, apo do të vijojë me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online