Zyrtare/ Serie B pret një prodhim të Skënderbeut, Liço lë Lazion për të firmosur me ekipin e ri

0

Dean Liço ka zgjedhur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist. Një prodhim i Akademisë së Skënderbeut, fanellën e të cilit e ka mbajtur veshur deri në ekipin U17, ka zgjedhur Serinë B të Italisë për të vijuar rrugëtimin si profesionist.

Lojtari i Lazios ka lënë bardhekaltrit dhe i është bashkuar skuadrës së Askolit. Mesfushori 20-vjeçar ka firmosur për një periudhë 3-vjeçare me bardhezinjtë, kohë në të cilën do të provojë me çdo kusht të tregojë të gjithë aftësitë e tij për të synuar më pas një vend në një kampionat apo skuadër më të fortë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.