Paradoksi Neymar/ U viktimizua si pre e racizmit, ylli brazilian ofendon mbojtësin e Marsejë: Kinez m***

0

Probleme të mëdha kanë nisur të shfaqen në horizon për Neymar. Ajo ndeshje mes PSG dhe Marsejë vijon ende të lërë shenjë dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është sërish ylli brazilian. Sulmuesi i klubit parisien u viktimizua si pre e racizmit, duke justifikuar në këtë mënyrë sjelljen ndaj Alvaro Gonzalez, të cilin e goditi nga pas koke dhe u largua kështu me karton të kuq.

Megjithatë zhvillimet e reja nxjerri në dritë një parados të vërtetë me Neymar. Sipas mediave franceze bëhet e ditur se Marseja ka gati imazhet ku lojtari i PSG ofendon me baza rracore mbojtësin japonez, Sakai. “Kinez m***”, janë fjalët që braziliani i ka thënë futbollistit kundërshtar gjatë ndeshjes, duke rrezikuar kështu një pezullim të gjatë prej 10 takimesh nga Federata Franceze. Marseja ka gati dosjen dhe duket se do të kërkojë dënimin e Neymar për atë veprim të kryer në kurriz të Sakai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.