Zyrtare: Rinovim bosh, Kamza njofton një largim të rëndësishëm

Historitë e zakonshme në vendin tonë. Firmë, prezantim, largim: kjo në harkun kohor të disa ditëve. Shpesh flasim e shkruajmë për projekte, por asgjë nuk është e sigurt në vendin tonë, veç faktit që çudia më e madhe zgjat tre ditë. Lajmi i fundit vjen nga Kamza.

Klubi nga periferia e kryeqytetit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Igor Çukoviç, me të cilin ishte njoftuar zgjatja e kontratës. “Klubi njofton mbylljen e marrëveshjes me mbrojtësin Igor Çukoviç. Duke e falënderuar për kontributin, i urojme suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton Kamza.

Çukoviç ishte një nga afrimet e janarit te Kamza dhe me qëndrimin e tij mbrojtja dukej e rregulluar, por tashmë trajneri Bledar Devolli duhet t’i bëjë llogaritë pa të. Të premten nis faza përgatitore, por sikurse kemi raportuar më parë, mund të ketë edhe largime të tjera, pasi lojtarët nuk kanë marrë këstet e para të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *