E ardhmja e Aron Ramsejt do të jetë në Itali te skuadra e Juventusit. Tani kalimi i uellsianit te “zonja e vjetër” ka marrë formë zyrtare. 28-vjeçari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin torinez për katër sezone.
https://www.instagram.com/p/BtwKw5BBrpI/?utm_source=ig_web_copy_link
Sipas “BBC” uellsiani do të përfitojë një pagë prej 450 mijë eurosh në javë të Juventusi, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar te kampionët e Italisë pas yllit portugez Kristiano Ronaldo.
https://www.instagram.com/p/BtwKwwmHPDd/?utm_source=ig_web_copy_link
Uellsiani lë kështu klubin e Arsenalit pas 11 sezonesh. Ramsej ka luajtur 259 ndeshje me Arsenalin ku ka shënuar 61 gola me topçinjtë.
Thank you, @aaronramsey
— Arsenal (@Arsenal) February 11, 2019